Gjendja e rënduar me koronavirus, ky është mesazhi i Valon Krasniqit për qytetarët

Infektologu Valon Krasniqi, ka apeluar të qytetarët për kujdes të shtuar për festën e Kurban Bajramit.

“Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë pranë familjeve tona”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Festë në kohë pandemie

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
jemi duke kaluar nëpër situatë shumë, shumë të rëndë me pandeminë COVID-19. Me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me koronavirusin, ndërkohë që shumë të tjerë tashmë kanë humbur jetën.

Andaj, edhe sot, në ditën e Festës së Kurban Bajramit jemi të detyruar të ju bëjmë thirrje sërish për kujdes.

Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë pranë familjeve tona.
Duke ngushëlluar të gjitha ata që humbën familjarët e tyre, duke ju uruar shërim të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe nga sëmundjet e tjera, ju uroj Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islam.

Festoni në shtëpi

Shmangni vizitat jashtë familjeve tuaja;
Mbani maskat sa herë dilni nga shtëpitë;
Mbani distancën fizike;
Pastroni dhe dezinfektoni duart rregullisht;

Dhashtë Zoti që festat tjera t’i presim në ditë më të mira.

Comments are closed.