Gjermania i dorëzon Kosovës teste për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë sot pritet t’i dhurojë Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.

Ceremonia e dorëzimit të testeve mbahet sot (e premte), 10 korrik 2020, duke filluar nga ora 10:30 në IKSHPK-Prishtinë.

Pjesëmarrës do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Comments are closed.