Gjoshi: Po i bartim pasojat e Doktor Virusit dhe të ‘padijshmit të shëndetësisë’

Betim Gjoshi i PDK-së, e quan Arben Vitinë “Doktor Virusi” ndërkaq për Zemajn thotë se ‘emërimi i tij në krye të Shëndetësisë tregon për ambicien e tij në shpërputhje me formimin professional.

Kështu shkruan Gjoshi në FB:

NGA NJË MINISTËR QË ORGANIZON SHPËNRDARJEN E VIRUSIT (VITIA) NË NJË MINISTËR TË PADIJSHËM TË PARASHUTUAR NË SHËNDETËSI (ZEMAJ)

Vetëm dy parti politike janë fajtore për gjendjen e rënduar në këtë kohë pandemie.
Ajo çka kanë mbjellë Vetëvendosje dhe LDK që prej fillimit të pandemisë – po e korrim sot të gjithë ne si Kosovë.

Si askund në botë, betejën e poshtër politike e zhvilluan sa ishin bashkë në Qeveri. Kjo ishte beteja e tyre kryesore, ndërkaq shëndeti i popullatës ishte i parëndësishëm.

Veç pak ditë pasi që u ndërrua Qeveria, “heroi” i rrejshëm i Vetëvendosjes i cili kishte ndaluar vet tubimet si masë kundër përhapjes së pandemisë – u shfaq në mesin e qindra protestuesve. Kjo çka ka bërë Arben Vitia (Doktor Virusi) është me kapë kokën me dy duar. T’i thuash vetës Doktor dhe të bësh çmenduri të tillë, duhesh të kontrollohesh menjëherë te një psikiatër.

Nëse dje kishim një ministër të shëndetësisë që i ndalonte dasmat, varrimet, ditëlindjet, e vet shfaqej në protestë – sot e kemi një ministër që nuk ka lidhje me detyrën që ka.

Emërimi i Armend Zemajt si ministër i shëndetësisë tregon për ambicien e tij në shpërputhje të plotë me formimin e tij profesional dhe është tregues i qartë i qasjes së papërgjegjshme të LDK-së ndaj shëndetit të popullatës.

Të dhënat e ditëve të fundit janë shqetësuese pasi që kemi numër të lartë të vdekjeve dhe të personave të infektuar. Vetëm dje 8 veta kanë vdekur, por ky ministër nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël për humbjen e jetëve.
Cila është logjika e testimit që një person i dyshuar si i infektuar duhet të presë disa ditë për tu testuar?

Cila është logjika e testimit nëse personi i testuar duhet të presë së paku tri ditë për të marrë rezultatin e testimit?

Armend Zemaj i parashutuar në ministër të shëndetësisë nuk mund të jap përgjigje profesionale në këto pyetje sepse ai nuk mund të formulojë përgjigje për diçka që nuk din.

Pikërisht pse ai nuk mund të jap përgjigje profesionale, ka disa netë që IKSHKP po tregon se 50% e të testuarëve po dalin pozitiv. Nëse testohen 400 persona, 200 do të dalin pozitiv.

Është fatkeqësi e madhe për vendin dhe njerëzit tanë që po përballen me këto pasoja për shkak se u kanë rënë hise dy parti që nuk e kanë shqetësimin më të vogël për shëndetin e tyre.

#Amatera #Mashtrues #VvLdkovid

Comments are closed.