Gol dhe asistim, Muriqi esencial në fitoren e vëshitirë të Fenerbahces

Fenerbahce kashënuar fitore të vështirë 3:2 me ekipin e Yeni Malatyaspor që po lufton për mbijetesë.

Ekipi i Yenit ishte me një futbollist më pak, por ishte afër të fitonte. Por, ishte kosovari, Vedat Muriqi dhe Tufan që e shpëtuan ekipin e tyre, transmeton Indeksonline.

Fillimisht në minutën e 70-të, Muriqi shënoj gol për ta kaluar në epërsi ekipin e Fenerit, pastaj në minutën e 81-të dhe 89-të, mysafirët shënuan dy herë për të kaluar në epërsi.

Por, në të 91-të, Tufan shfrytëzoi një asistim të Muriqit për ta barazuar rezultatin.

Pastaj në minutën e 96-të, Tufan shënoi përsëri për të ja sjellë fitoren Fenerit.

Me këtë fitore, Fenerbahce shton mundësit për një kualifikim të mundshëm në Evropa Ligë.

Comments are closed.