Guardiola: Do të quhem dështak nëse se fitoj Ligën e Kampionëve me Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vlerëson se do të quhet dështak nëse ai nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve’”, tha Guardiola.

“Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, shtoi ai.

City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit.

Comments are closed.