Halil Çadraku i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Çadraku, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Peka Gashi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Në fletëthirrjen nga kjo gjykatë, nga Qadraku kërkohet që më 11 dhjetor kur do të intervistohet t’i dorëzojë të gjitha dokumentet (dëshmitë, ditarët, procesverbalet etj), raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i bashkëshortes së Çadrakut:

Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari.
Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi.
Halil Çadraku , ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni.
Do t’a dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpuntorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.
Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI.

Loading...