Haliti në mbështetje të aksionit për ndezjen e qirinjve për viktimat e gjenocidit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 17 maj 2019 Rezolutën për Gjenocidin Serb të kryer në Kosovë.

Përmes kësaj rezolute, 15 Janari është shpallur si Ditë e Gjenocidit.

Në nderim të viktimave të gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës, Qendra „Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur“, ju ka bërë ftesë shqiptarëve kahdo që janë për të ndezur më 15 janar, duke filluar nga ora 20:00, nga një qiri në ballkonet ose dritaret e shtëpive dhe banesave.

Në shenjë solidarizimi me këtë akt përkujtimor, Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së, e ka vendosur në profilin e tij ftesën e Qendrës…për ndezjen e qirinjve.

Comments are closed.