Haradinaj e parashikon ndeshjen Angli- Kosovë (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh në llogarinë e tij në “Facebook”, lidhur me ndeshjen e futbollit në mes të Kosovës dhe Anglisë, e cila luhet sonte.

“Sonte djelmoshat e kombëtares e kanë zor, krejt e dimë që e kanë zor, por ne jemi krejt me ta për fitore. Ne sot jemi në Hotel Grand për ta përcjellë ndeshjen me qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

Ndeshja Angli- Kosovë e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”, luhet sonte, duke filluar nga ora 20:45.

/Gazeta Evropa/