Haradinaj i bindur se brenda 6 muajve hiqen vizat për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

“Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Gjermania e ka marrë sot kryesimin e Presidencën e Këshillit të BE-së. /EVROPA/

Comments are closed.