Haradinaj: Ismet Peja, tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim këngëtarin Ismet Peja.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare. Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ismet Peja, më të drejtë vlerësohet një nga këngëtarët më të mirë në trojet shqiptare.

/Gazeta Evropa/