Haradinaj kërkon sqarim nga guvernatori Mehmeti, për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve

Kryministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të kërkojë sqarim nga Guvernatori i Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 për qind, raporton Gazeta Evropa.

“Pas vendimit per rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndërkohë për ta kundërshtuar vendimin për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 për qind, sot para BQK-së është protestuar.
/ Gazeta Evropa/