Haradinaj përplaset rëndë me Kurtin e Mimoza Kusarin

Daut Haradinaj ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, në emër të replikës me kryeministrin Kurti dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj ka thënë se për patriotizëm u jep shkollë të gjithëve, si kundërpërgjigje për Kurtin i cili tha se e lëshuan flamurin e bajraktarit për Çakorrin sapo erdhen në pushtet.

Ai tutje i ka thënë Kurtit që të mos e fyej, duke i përmendë takimin me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, raporton Express.

Përveç Kurtit, Haradinaj i është kundëpërgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari, duke ia përmendur vallëzimin para Gadafit.

Comments are closed.