Haradinaj takon deputetin Kelmendi, flasin për fuqizimin e ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, me të cilin ka diskutuar për zgjerimin e linjave të prodhimit që mundojnë rritjen e të punësuarve.

Sipas Haradinajt, Kelmendi është një nga ndërmarrësit e suksesshëm.

“Si një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, deputetin Kelmendi e falënderova për angazhimin në fuqizimin e ekonomisë sonë duke zgjeruar linjat e prodhimit që mundësojnë rritjen e të punësuarve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në krijimin e një klime të favorshme në të bërit biznes dhe do vazhdojë të jetë krah i prodhuesve vendorë.