Haziri: LDK ka vendosur standardin, ai që ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit ka fituar opzita dhe jo një individ apo parti politike.

Haziri gjithashtu ka thënë se partia e tij ka vendosur një standard, se kush ka vota më shumë e udhëheq Qeverinë.

“Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike. LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.
LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë./gazetametro.net

Loading...