Heldt-thirrje partive: Bëhuni bashkë, mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në dëm të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar nga partitë politike kosovare që të bëhen bashkë dhe të punojnë në të mirë e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Heldt nga IKShPK-ja kur edhe ka dhuruar RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Coronavirusit, shtoi se është e pakuptueshme se si partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë votuar pro marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku, e pamë dje sa është e rëndësishme është të jemi të një zëri.

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e dëmton Kosovë”. “Nuk e kuptoj pse Kuvendi dhe të gjitha partitë nuk bëhen së bashkë, në gjithë botën janë bashkuar të gjithë. Partitë politike të bëhen së bashku jo për veten, por për popullin e Kosovës”.

Comments are closed.