Heronjtë e Kosovës nisen drejt tokës angleze

Të martën Kosova do të luaj kundër Anglisë në stadiumin “St Mary’s” të Southamptonit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pas fitores kundër Çekisë, Dardanët tashmë kanë provën më të vështirë të grupit.

Anglia po kalon në një formë shumë të mirë, ku nuk ka humbje në kualifikime që nga viti 2009.

Megjithatë edhe Dardanët nuk e kanë shijuar humbjen qe 15 ndeshje dhe kërkon ta ruaj vazhdimsinë.

Futbollistët tashmë janë nisur drejtë Ishullit dhe po kërkojnë të shkruajnë historinë.

Ndeshja do të luhet të martën nga ora 20:45.