Hiqet taksa

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim që ta suspendojë vendimin për masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë, shkruan Gazeta Evropa.

Këtë vendim, ministri Shala e ka marrë, pasi Maqedonia e Veriut ka marrë vendim që të lejojë importin e rasatit të peshkut për në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve. Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta suspendoj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin.
Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin!