Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, 4 ditë pas rikthimit në krye të ATK-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt dhe riemërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij.

Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj me pare.

Comments are closed.