Hoti godet VV’në në fjalim: Qasja fyese e deningruese ndaj Amerikës duhet të marrë fund

Në  seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ai ka prezantuar programin qeverisës para deputetetëve të Kosovës.

Hotika thënë se qasja kundër ShBA’së duhet të marrë fund përgjithmonë.

“Fushata denigruese kundër  amerikës me fyerjet më të mëdha që janë bërë, kjo qasje duhet të marrë fund përgjithmonë”, ka thënë Hoti.

Ai tutje është shprehur se qeveria që do të udhëheqë nuk do të jetë qeveri që kërcënon mediat dhe personalitetet.

“Qeveria e re nuk do të lejojë të bëhet sulm ndaj mediave dhe personaliteteve, askush nuk duhet të ndjehet e kërcënuar nga qeveria e vet siç kishte filluar në këtë qeveri”, ka thënë ai./Express/

Comments are closed.