Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër urimi sekretarit të ri të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Anthnony Blinken.
Hoti është shprehur i gatshëm për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Kosovës dhe Serbisë.
“Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit”.