Hoti jep lajm të mirë për pagesat për punëtorët e sektorit privat dhe të papunët

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëhen përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura, raporton Gazeta Evropa.

“Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Sot, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Ligjin për Rishikimin e Buxhetit për vitin 2020-të. /Evropa/

Comments are closed.