Hoti lavdëron listën garuese: LDK e gatshme të përballet me çdo sfidë që i del përpara

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së kësaj partie në Deçan.

Hoti tha se LDK-ja do të dalë faqebardhë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Shtëpia jonë politike ka pasur shumë furtuna, por ne gjithmonë kemi dalë ballëhapur dhe faqebardhë. Do të dalim edhe në këto zgjedhje. Më 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në për të vazhduar qeverisjen e mirë, menaxhimin e suksesshëm të pandemisë dhe mbështetjen për qytetarët dhe bizneset vendore. Që nga ardhja ime në krye të Qeverisë, kemi forcuar marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, kemi larguar nga tavolina e dialogut çështjen e shkëmbimit të territoreve, si dhe e kemi sjellë njohjen e Izraelit. Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”.

Hoti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka listën me kandidatët më të mirë dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë që i del përpara.

Comments are closed.