Hoti: Mosprania e Kurtit sot në zyrë, mungesë e kulturës institucionale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, tha sonte në emisionin Debat në RTK, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dhënë besimin e plotë që të drejtojë qeverinë e vendit.

Hoti theksoi se ka për qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit sidomos në situatën në të cilën ndodhemi.

“Ju e keni parë në ekspozenë time që njëra ndër premisat e punës dhe qëllimeve është që të vendosim një normalitet në jetën politike, konfrontime politike sigurisht por brenda kornizave”, theksoi Hoti.

Ai tha çështja e votimit apo jo të qeverisë nga deputeti Haxhi Shala, ishte çështje e brendshme e partisë së tij, por se ka qenë i sigurt se do t`i ketë votat për të qenë kryeministër.

Kryeministri tha se ka për fokusi që t`i dalë zot programit qeverisës.

Ai komentoi fillimin e ditës së parë të punës si kryeministër, duke e quajtur lëshim mos pranimin e detyrës nga ish kryeministri, Albin Kurti.

“Lëshim ishte mosprania e kryeministrit në zyrë. Mendoj se kjo nuk tregon aspak kulturë institucionale se këto janë procese demokratike dhe duhet të pajtohemi me rotacionet e pushtetit. S`ishte e nevojshme që ai të sillej ashtu por ne respektuam protokollin”, u shpreh Hoti me tjerash./Objektiv/

Comments are closed.