Hoti pas ekzekutimit të mjeteve shtesë për stafin shëndetësor: Shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjëve tanë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po ndjehet me i relaksuar meqë sipas tij po iu dalin në ndihmë stafit mjekësor të cilëve sot iu ekzekutuan paga shtesë për kontributin e tyre në kohë epidemie.

Mjete këto ndonëse iu dolën punonjësve shëndetësorë edhe për muajt paraprak, duke përmendur ato të mbështetësve, që nga muaji korrik, njofton Klan Kosova.

”Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjëve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë.

Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjët tanë!

Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”.

Comments are closed.