Hoxhaj: Do doja që ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës të kërkonin liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas thirrjes së Francës dhe Gjermanisë që dialogu Kosovë- Serbi të rifillojë.

Ai ka thënë se porosia që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve, është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme.

Por, Hoxhaj ka thënë se do të donte që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.

Comments are closed.