Hoxhaj thotë se pas sulmit ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, qëndrojnë strukturat e sigurisë shtetërore serbe

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar rreth sulmit ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, shkruan Gazeta Evropa.

Hoxhaj ka thënë se ky sulm, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por, sipas tij, doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.

“Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në “Tëitter”.

/Gazeta Evropa/