I reziston plumbave të kallashit, dinamitit e granatave, ’BMW’ prezanton automjetin më të sigurt në histori

BMW hodhi në treg automjetin e parë të blinduar në vitin 1978 me modelin e famshëm 733i për të kaluar më pas tek X5 e famshme në 2004.

Tashmë marka prestigjioz e automjeteve ka prezantuar një tjetër xhevahir; modeli më i ri X5 Protection VR6.

Ky model është shumë i ngjashëm me atë të 2004, por vjen i përforcuar me çelik shumë më cilësor, i aftë t’i rezistojë edhe plumbave të kallashnikovit AK-47.

Përveç armëve të zjarrit, BMW X5 Protection VR6 mund të përballojë edhe shpërthimin e 15 kg tritol në një distancë prej 4 metrash.