Ibishi: Raportet me partnerët strategjikë janë degraduar, Kurti injoroi kërkesat e LDK-së

Kuvendi i Kosovës me 82 pro votojë mbrëmë mocionin e LDK-së për mosbesimin e Qeverisë Kurti. Ky mocion i LDK-së erdhi si rezultat i refuzimit të kërkesave të vazhdueshme në drejtim të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, por që kësaj iu shtua edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për KosovaPress thotë se kryeministri Albin Kurti injoroi kërkesat e vazhdueshme të partnerit të koalicionit dhe kjo ndikoi në prishjen e qeverisë.

Po ashtu Ibishi thotë se gjatë kohës që me qeverinë udhëhoqi Albin Kurti, u degraduan tej mase relacionet e Kosovës me partnerët strategjikë, siç janë ShBA-ja dhe Beja.

“Nuk është arsyeja vetëm masat dhe shkarkimi që ka ndodh. Edhe pse jo në formën e duhur, sidomos shkarkimi i Ministrit të Brendshëm gati thuajse për një deklaratë që nuk ka ndonjë peshë, por që iu ka adresuar si e pa harmonizuar me qëndrimin e qeverisë, por ajo s’ka asgjë të bëjë me të. Por mendoj se çështja është te raportet tona me ShBA-në që kanë degraduar në masë shumë të ndjeshme dhe kjo e tejkalon masën ku që një kohë të gjatë përkundër krejt asaj që janë dhënë vërejtjet për ndërmarrjen e masave për heqjen e taksës edhe çështje tjera që janë jetike për Kosovën që kanë të bëjnë me partnerët strategjik. Ndërsa Qeveria ka ndej duar kryq dhe nuk ka ndërmarr masat e duhura dhe ne kemi ardhur në rrezik edhe të përkrahjes kur kemi të bëjmë me bisedimet me Serbinë, por sidomos çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së. Kështu që nuk është pritur më shumë”, thotë ai.

Ibishi thotë se shkarkimi i Qeverisë ndodhi në një moment jo të duhur, por megjithatë mendon se kërkesat e vazhdueshme të LDK-së nuk u morën parasysh, e që kishin të bëjnë edhe me prishjen e raporteve me ShBA-në.

Ai thotë se zbehja e raporteve me partnerët strategjikë ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektori ne sigurisë dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi që konsidero së pa ShBA-së, ushtria e Kosovës e ka të vështirë të konsolidohet dhe forcohet.

“Ndoshta nuk ka qenë Momenti i duhur për votëbesim ndaj qeverisë. Por kjo ka ardhur pasi që ndodhi në rrjedh e sipër shumëçka e cila nuk shkonte në dakordim me kohën. Mendoj që e gjithë kjo e ka një epilog, kërkesat ishin të vazhdueshme nga partneri i koalicionit në këtë rast LDK-ja që duhet të ndërmerren veprime edhe për taksën, por edhe çështje të tjera çka janë të rëndësishme në relacionin me partnerët strategjikë, e ajo reflekton sidomos në sektorin e sigurisë ku ka të bëjë me mbështetjen e FSK-së, por edhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për Kosovën”, thotë ai.

Një nga arsyet që quan në prishjen e koalicionit po shihet edhe kërkesa e LDK-së për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për këtë shkak u shkarkua edhe ministri Veliu.

Por ish-ushtaraku Ibishi thotë se kërkesa e LDK-së ishte e drejtë, ndërsa masat e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve po e vlerëson anti-kushtetuese.

Ai vlerëson se gjendja e jashtëzakonshme do të duhej të shpallej dhe të menaxhohej nga Këshilli për Siguri më në krye presidentin Thaçi.

“Unë nuk kam qenë për këtë form ë tash është zgjedhje si masë e emergjencës, mirëpo kjo prek ndjeshëm të drejtat e njeriut pasi që nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Sepse kufizohet liria e lëvizjes që është e drejtë kushtetuese e qytetarëve dhe nuk mund të justifikohet. Mund të shpallet gjendje emergjente për një lokalitet, komunë, apo rajon, por jo në tërë Kosovën për arsye sepse realisht bëhet kufizimi i të drejtave të njeriut. Është dashur të shikohet mundësia për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në kuptim të asaj që ajo të udhëhiqet në formën e duhur nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës në krye me presidentin por njëkohësisht në bashkëpunim me kryeministrin. Nuk e di nga ka ardhur ajo fobia apo rreziku që dikush nga kjo situatë do të merr pushtet”, thotë ai.

Derisa në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nuk pati dakordim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në veri një gjë e tillë u bë.

Në katër komunat veriore ka disa ditë që po zbatohet vendimi i Qeverisë së Serbisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

E Ibishi po vlerëson se policia e Kosovës duhet të veprojë edhe në atë pjesë dhe t’i detyron qytetarët të zbatojnë ligjet e Kosovës.

“Sa i përket pjesës në brendi të këtyre 4 komunave në veri realisht nuk është duke u zbatuar ndonjë kontroll i veçantë sa i përket respektimit të masave për gjendje emergjente dhe të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuar edhe ditën edhe natën. Mendoj se kjo duhet të zbatohet pasi që ata realisht edhe shëndetësia edhe arsimi vazhdimësi vepron në bazë të ligjeve dhe programeve serbe. Edhe në këtë rast ata janë duke zbatuar planprog ramin dhe masat e gjendjes së jashtëzakonshme që e ka shpallur Serbia. Mendoj se ne duhet të ushtrojmë autoritet, pra policia duhet të jetë prezentë atje dhe t’i obligojë qytetarët që ta respektojnë orarin e përcaktuar për kufizimin e qytetarëve në kohën e caktuar”, thotë ai.

Comments are closed.