Infektologu Havolli jep shpresë: Të prekurit me koronavirus janë mirë. Do t’ia dalim!

Punëtorët shëndetësor në Kosovë e Shqipëri kanë dalë prapë në vijën e parë të frontit për t’i mbrojtur qytetarët e prekur nga koronavirusi.

Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, mjekët po qëndrojnë në krye të detyrës në spital.

Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët e Kosovës tash e dy ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët të cilët janë infektuar me virusin kinez Covid 19.

“Ne do të jemi gjithmonë aty! Me ekipin kujdestar po përgatitemi të hyjmë në vizitë te pacientët e prekur nga Covid 19. Jam i bindur se do t’ia dalim së bashku! Të gjithë pacientët janë mirë deri në këto çaste, që ka shkuar ora 00:40”, ka shkruar infektologu Fitim Havolli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Comments are closed.