Infektologu Krasniqi: Mos shkoni, as mos pranoni mysafirë, mund të infektoheni me të madhe

Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka përsëritur thirrjen e tij dhe të udhëheqësve të tjerë shëndetësorë që sot për festën e Kurban Bajramit, të shmangen vizitat nëpër familje.

I ftuar i emisionin SOT në KTV, ai ka thënë se këto vizita dhe grumbullimet në epidemiologji njihen si faktorë për rritjen e infeksionit.

Kosova po kalon ditë të vështira me pandeminë COVID-19. Vetëm dje u raportuan se në 24 orët paraprake kanë vdekur 16 pacientë me koronavirus.

“Meqenëse këto festa shoqërohen me shumë vizita, me grumbullime, atëherë duhet të them se çdo grumbullim në epidemiologji njihet si faktor shumë i lartë i infeksionit. Ne po i lusim qytetarët, pasi kemi situatë shumë të rënduar, shumë më shumë se në festën e kaluar. Kjo na obligon të kemi kujdes të shtuar. Sot me qëllim po u iki shifrave sa i kem të shtruar në klinika, por duhet të them se dje kemi vendosur të hapim edhe një repart në QKUK për pacientët me COVID-19. Kemi hapur një repart në Klinikën e Gjinekologjisë dhe tash kemi pesë të tilla për këta pacientë”, ka thënë epidemiologu Krasniqi.

Comments are closed.