Inspektorati dhe policia sonte në aksion rigoroz nëpër gjithë Kosovën

Inspektorati dhe policia kanë nisur një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Aksioni do të zhvillohet në gjithë territorin e Kosovës.

Vendet, lokalet, marketet, lokalet dhe gjithçka tjetër që nuk i zbaton masat, pritet të i vendoset shiriti.

Policia dhe inspektorati pritet të funksionojnë pa pardon, sidomos pasi në qytetin e Mitrovicës një natë më parëishte sulmuar policia nga një pronar lokali.

Lajmin e kanë konfirmuar burimet e Klan Kosovës brenda qeverisë dhe policisë.

Autoritetet kanë marrë informacione se në Gjilan do të mbyllen disa klube të natës, të cilat kanë ftuar njerëz për tu grumbulluar, pavarësisht thirrjes së institucioneve për të mos e bërë një gjë të tillë.

“Nuk do të ketë pardon edhe ndaj mosrespektimit të distancës nëpër lokale.

Comments are closed.