Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon kur do të ndalen reshjet e shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në njoftim thuhet se reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Comments are closed.