Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka këtë mesazh për qytetarët në këtë ditë feste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që për Kurban Bajram të festojnë me buzëqeshje më afër se kurr në shpirt, por me mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve, raporton Gazeta Evropa.

“Le të shpërndajmë sot dashuri, mirëkuptim, respekt, kujdes e të mos shpërndajmë virus, dhimbje e lot!”, apelon ky institut.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Sot po festojmë ndryshe po me shpirt e zemër jemi të gjithë bashkë nē këtë Festë Bajrami!

Urime Festa duke ju dëshiruar shëndet të plotë e begati shpirtërore.

Sot lutemi e urojmë nga shpirti që e gjitha të kalojë sa me shpejt me sa më pak jetë të humbura jo vetëm në Kosovë por kudo në botë.

Le të festojmë me buzëqeshje më afër se kurr në shpirt, por me mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve.

Le të shpërndajmë sot dashuri, mirëkuptim, respekt, kujdes e të mos shpërndajmë virus, dhimbje e lot!

Ashtu siç sillemi ne, ashtu sillet virusi!

Rezultati i numrave na tregon per sjelljet tona. Thjesht virusi ska shtetësi, racë, gjini as etni.
Virusi e shfrytzon gabimin tonë, ai pret dhe kërcen në afërsi më pak se dy metra në gojë apo hundë të pa mbuluar ose duar te pa lara!

Po që se qëndrojmë larg njëri tjetrit, me gojë dhe hundë tê mbuluar dhe duar shpesh të lara, virusi vdes!

Nëse nuk i përmbahemi këtyre masave, atëherë, fatkeqësisht ka mundesi virusi të marr jetë të pafajshme.

Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve!

Nëse i përmbahemi ketyre masave, ama përmbajtje nē përpikëri, virusi nuk do të dëmtojë shëndetin tonë.

Por përmbajte nuk nënkupton duke u fshehur sepse polici edhe inspektori mund edhe mos tju shoh gjithmonë, por virusi është gjithkah andaj mos provoni ta mashtroni virusin sepse ai punë tjetër s’ka! Ai pret momentin ku ju nuk e pritni!

Andaj thirrja e vetme që mbetet është:

Ne jemi në shërbimin tuaj!

Kemi shumë muaj që jemi në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancën fizike bartjen e maskës kudo që jeni dhe higjienën personale!

Janë arma e vetme që kemi për të mbrojtur njëri-tjetrin nga COVID-19!

Comments are closed.