Isa Mustafa e vlerëson votën e deputetëve të PDK-së për rishikimin e buxhetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka vlerësuar votën e deputetëve të PDK-së për rishikimin e buxhetit, raporton Gazeta Evropa.

“Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:
Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.
Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin.
Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj. IM

Comments are closed.