Isa Mustafa i thotë dy fjalë pas takimit me Ramën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ishte i nderuar që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shkoi në shtëpi në Prapashticë.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në “Facebook”.

Gjatë ditës, kryeministri Rama ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, kurse për në ora 14:00 ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media./EVROPA/

Comments are closed.