Isa Mustafa infektohet me koronavirus

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa infektohet me koronavirus.

Këtë e konfirmoi vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se ndihet mirë me shëndet, përveç një plogështie.

“Të nderuar miq Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM “, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Comments are closed.