Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Isha i detyruar ta përkrahja Specialen, tani ajo s’ka vlerë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch e ka cilësuar shumë të rëndë aktakuzën e ngritur nga Specialja ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Bosch ka deklaruar se sa ishte ambasador në Kosovë ishte detyruar ta përkrahte themelimin e Gjykatës Speciale sepse i vinin urdhrat nga lartë, mirëpo tani është kundër Gjykatës Speciale sepse është e pabarabartë.

“Shumë njerëz më thonin se t’i e ke mbrojtur Gjykatën Speciale, po natyrisht se e kam mbrojtur sepse unë isha ambasador dhe duhet të zbatoja urdhrat që vinin nga lartë, tani jam kundër kësaj Gjykate Speciale sepse është e pabarabartë”, tha Bosch.

Bosch ka thënë se Gjykata Speciale u ngritë
për shkak të Raportit të Dick Martyt, i cili tashmë u vërtetua se nuk qëndron dhe është i pavërtetë.

“Kishte një hetim nga prokurori amerikan në vitin 2014 ku konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimi me trafikime organe dhe nuk asnjë dëshmi rreth trafikimit të organeve”, tha Bosch, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se kur ka lexuar propozim aktakuzën ndaj Thaçi e Veselit është befasuar dhe se nuk është normale të ngritet aktakuzë para se gjyqtarët ta vërtetojnë atë dhe të intervistojnë të dyshuarit.

“Duhet të them se ishte i befasuar kur lexova rreth kësaj aktakuze, së pari ajo që ishte shkruar aty ishte shumë e rëndë dhe më ka befasuar, së dyti koha e publikimit të saj sepse në rrethana normale nuk mund të publikohet një aktakuzë para se gjyqtarët ta vërtetojnë atë, nuk është logjikshme të ketë aq shumë akuza ende pa u intervistuar dhe kjo është e çuditshme”, tha Bosch për RTK.

Bosch ka thënë se Gjykata Speciale tanimë nuk ka më vlera sepse u ndërtua mbi raportin e Dick Martyt që nuk u vërtetua kurrë si i vërtetë.

Comments are closed.