Ish- deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i bashkohet VV-së

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Evropa.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, kryetari i VV-së, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Shpejtimi i Lëvizjes

Me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, ia uruam mirëseardhjen në VETËVENDOSJE! Prof.Shpejtim Bulliqit. Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë. Një natë më herët ishim te Prof. Martin Berishaj në darkën e Zojes së Grudës.

Shpejtim Bulliqi është Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, profesor në FShMN të UP, Departamenti i Gjeografisë, si dhe ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e pestë. Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cënoi territorin. Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm.