Ish- kandidatja për deputete e VV-së kërkon koalicion me PDK-në

Ish- kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Majlinda Bregasi, ka kërkuar të bëhet koalicion me PDK-në, raporton Gazeta Evropa.

Duke bërë koalicion me PDK-në, ajo ka thënë se LDK-ja çohet në pension.

“Kur nuk ka marrëveshje, ka diplomaci. LVV duhet të veprojë si FITUES, jo të shantazhohet nga pazaret e shpifura në këtë moment krize.
Një koalicion me PDK do të thotë cuarje në pension të LDK-së”, ka shktuar Bregasi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ky qëndrim i Bregasit, vjen pas kushtëzimit të LDK-së ndaj VV-së për postin e presidentit.

/Gazeta Evropa/