Ish-kryetari i LV-së në Lipjan i bashkohet PDK-së

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte edhe kandidat për kryetar komune, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik. Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët”, ka shkruar Kadri Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Veseli ka thënë se të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart flamurin e Kosovës.