Ish-ministri ndalët nga policët në shesh, e dënojnë për maskë

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, sot është gjobitur nga policia, për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid.

Express ka siguruar fotografi ku ish-ministri shihet i ndalur nga policia në qendër të Prishtinës.

Lexues të gazetës kanë thënë se në momentin kur është ndalur nga policia, Bytyqi ka qenë pa maskë.

Comments are closed.