Ja çfarë po kërkon tash Haki Abazi nga Gjykata Kushtetuese

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktvendimin e plotë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Abazi, njoftimin e Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur skandaloz, transmeton Gazeta Evropa.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka shkruar Abazi. /EVROPA/

Comments are closed.