Ja çfarë thuhet në letrën e kryeministrit të Izraelit drejtuar popullit të Kosovës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar popullit të Kosovës me një letër me rastin e festës së Vitit të Ri hebraik.

Netanyahu ka thënë se zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jenë fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Ai ka thënë se ia zgjatë dorën e miqësisë popullit të Kosovës.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”, thuhet në letrën e kryeministrit të Izraelit.

Comments are closed.