Ja çfarë thuhet në letrën e Kurtit dërguar Mustafës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën ndër tjerash i rekomandon që të heqin dorë nga largimi i Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

“Për Republikën dhe demokracinë, hiqni dorë nga largimi i Kryetarit të ri e ligjitim Konjufca…”, thuhet në këtë letër.

Po ashtu në këtë letër, Kurti i bënë thirrje Mustafës , që të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të arritur marrëveshje për Qeverinë e Kosovës.

Comments are closed.