Ja kur lëshohet rryma elektrike në Mat dhe Breg të Diellit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se rryma elektrike do të lëshohet sonte në orën 18:00 në Breg të Diellit, kurse në 19:00 në Mati 1.

“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=8YaLwF1YCnI

Përndryshe, Ahmeti kohëve të fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Por, Ahmeti po kritohet nga qytetarët se më shumë po merret me punët e të tjerëve, se sa me ato që i takojnë si kryetar i Komunës së Prishtinës /Gazeta Evropa/

Comments are closed.