Ja kur pritet ta thërras Thaçi seancën konstituive të Kuvendit

Zgjedhjet e 6 tetorit, u deshtë gati dy muaj për tu certifikuar. Ndërkaq, tash i është hap rruga e konstituimit të Kuvendit.

RTV Dukagjini, mëson se seanca për këtë, do të thirret më 19 dhjetor.

Përkundër kësaj, seanca konstituive mund edhe të zgjas. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ka praktika që kjo seancë ka zgjat me muaj.

“Praktika na tregon se seanca e Kuvendit ka filluar, por nuk ka përfunduar me javë e muaj të tërë. Pra është me rëndësi që të konstituohet Kuvendi e më pas t’i hapet rrugë formimit të qeverisë. Që nga dita e parë e mandatimit të kandidatit të për kryeministër, janë maksimalisht 40 ditë në dispozicion kur duhet të zgjidhet qeveria e re”, deklaroi  Eugen Cakolli.

Mirëpo sipas njohësit të çështjeve politike Rasim Alija, vendi nuk ka mundësi të shkoj në zgjedhje pasi një gjë e tillë nuk i konvenon as LDK-së e as Vetëvendosjes, pasi do të mund të kishte një PAN të dytë në qeverisje, përcjell Telegrafi.