Ja si do ta përfitojnë qytetarët socialin gjatë këtyre muajve

Pas vendosjes së masave nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje dhe parandalim të virusit COVID-19, nga Ministria e Financave dhe Transfereve, janë ndarë afër 8 milionë euro për përfituesit e skemave sociale për dy muajt e ardhshëm.

“Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë deri në shtatë milion dhe gjashtëqind e pesëdhjetë mijë (7,650,000.00 €) euro, përfshirë këtu edhe pagesën e realizuar për muajin Mars”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Nga ky dikaster qeveritar është bërë e ditur që përfituesit e socialit nuk kanë nevojë që të aplikojnë pasi që pagesa bëhet me automatizëm.

“Për këtë masë, përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë, kjo realizohet me automatizëm në bazë të listave ekzistuese të përfituesve të këtyre skemave.Për realizimin e kësaj mase, Ministri i Financave dhe Transfereve nxjerr vendim ku përcaktohet që kjo shumë është paradhënie dhe që do të trajtohet më vonë, sipas dispozitave ligjore në fuqi. Divizioni i Ndihmave Sociale në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ngarkojnë listën e skemave që përfitojnë nga kjo masë si dhe listën e përfituesve të kësaj mase, deri më 18.04.2020. Thesari bën alokimin e parakohshëm, si dhe ekzekuton pagesat në bazë të listave të muajit Mars 2020”, është bërë e ditur nga kjo ministri.

E njëjta procedurë do të përdoret edhe për pagesën shtesë në vlerë prej 30 euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se 100 euro, për muajin prill, maj dhe qershor, me kusht që të jenë përfitues vetëm të një skeme, shkruan “Zëri.info”.

“Për këtë masë, përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë, kjo realizohet me automatizëm në bazë të listave ekzistuese të përfituesve të këtyre skemave.Për realizimin e kësaj mase, Ministri i Financave dhe Transfereve nxjerr vendim ku përcaktohet që kjo shumë është paradhënie dhe që do të trajtohet më vonë, sipas dispozitave ligjore në fuqi. Departamenti i Pensioneve dhe Divizioni i Ndihmave Sociale në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, sigurojnë listën e skemave që përfitojnë nga kjo masë si dhe listën e përfituesve të kësaj mase, deri më 15.04.2020.

Comments are closed.