Jahjaga takon Albright: Jemi me fat që të kemi Sekretare

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

“Shumë e nderuar me mikpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje, dhe që kudo që shkon flet për mikpritjen e popullit të Kosovës”.

“Jemi me fat që të kemi Sekretare Albright”.