Ka ndërruar jetë veprimtari i përkushtuar dhe luftëtari i çlirimit të Kosovës, Qazim Zekaj

Ka ndërruar jetë veprimtari i përkushtuar dhe luftëtari i çlirimit të Kosovës, Qazim Zekaj nga Komuna e Istogut, shkruan Gazeta Evropa.

Për këtë lajm, ka njoftuar nipi i tij, Valon Zekaj, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Valon Zekaj:

Të nderuar miq,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë axha im i çmuar, veprimtari i përkushtuar dhe luftëtari i çlirimit të Kosovës, Qazim Zekaj.
Axha Qazim, si mësues i dha shumë arsimit shqip në Kosovë, duke edukuar gjenerata të tëra të të rinjëve dhe hapur për ta horizonte të reja të diturisë. Njëkohësisht atyre, pavarësisht rreziqeve dhe ndjekjeve, ua ka treguar gjithnjë rrugën se kah duhet ecur për të jetuar dinjitetshëm, duke i dalë gjithnjë në mbrojtje Kosovës, të drejtave tona njerëzore dhe kombëtare.
Jo rastësisht, axha Qazim ishte ndjekur e përndjekur, fillimisht kryesisht nga shërbëtorët shqiptarë të pushtetit, e më pastaj direkt edhe nga Serbia dhe pjesëtarët serbë të aparatit të saj shtetëror. Por, ndjekja s’e kishte thyer dot. Përkundrazi, e kishte motivuar edhe më shumë në përkushtimin e tij atdhetar, duke kulmuar me rreshtimin në radhët e luftës së UÇK-së për çlirim dhe liri.
Axha Qazim do të mbetet përjetësisht në kujtesën time si simbol frymëzimi për përkushtimin e tij atdhetar! I tillë jam i bindur se do të mbetet edhe për gjenerata të tëra, jo vetëm të Komunës sonë, por edhe përtej saj.
Prehu në paqe, axha im i dashur!

PS
Rreth vorrimit do t’u njoftojmë më vonë.