Kadri Veseli mbledh deputetët e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një takim me deputetët e kësaj partie, ku është diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institicionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Gazeta Evropa.

“Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institicionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, ka shkruar Veseli, në llogarinë e tij në “Facebook”.

PDK në ligjeslaturën e shtatë do t’i ketë 24 deputetë. /Gazeta Evropa/